Gjikondi: Komisioni “Xhafaj”, dinak! Mazhoranca nuk ka frymë kundër korrupsionit!

Politikë | 2 vite më parë

Në vlerësimin e saj për “Komisionin Xhafaj” në emisionin 3D në RTSH, juristja Brizida Gjikondi u shpreh se nuk ka menduar dhe shpresuar në ndershmërinë e tij. Sipas saj është bërë e pakuptimtë e komisioneve parlamentare për çështje të ndryshme. Zonja Gjikondi kujtoi se SPAK po proçedon së fundi një ish deputet socialist i cili dikur ka drejtuar hipotekën e Durrësit.

Juristja Gjikondi ju referua ndërkohë përplasjes mes ambasadorit të BE Gonzato dhe kreut të komisionit Xhafaj, lidhur me refuzimin e e disa organeve të drejtësisë për të qenë pjesë e komisionit. Ajo vlerësoi qëndrimin e zotit Gonzato në mbrojtje të këtyre institucioneve dhe i mëshoi idesë se këto institucione janë të pavaruara, sjellin shpresa dhe kanë identitet.

Më tej juristja Gjikondi tha se “Mazhoranca nuk ka frymë kundër korrupsionit!”. Ajo nuk legjitimohet kur nuk njeh dhe respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuse, tha ajo. Zonja Gjikondi komentoi deklarata e ndërkombëtareve dhe i konsideroi si deklarata elegante, por kundër sjelljes së komisionit të reformës. Sipas saj ato janë këshilla që Reforma në Drejtësi në Shqipëri të mos bëjë hapa pas.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme