Hapja e negociatave me BE-në, Spiropali: Vlerësim për ecurinë e reformave

Politikë | 2 vite më parë

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka reaguar pas miratimit nga ana e Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm për çeljen e negociatave për grup-kapitujt e parë “Themeloret” me Shqipërinë.

Sipas kryeparlamentares Spiropali ky është një sukses i merituar dhe i shumëpritur drejt anëtarësimit në familjen evropiane

“Ky është një sukses i merituar i Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Sidomos po të mbajmë parasysh që Shqipëria është e para mes vendeve kandidate që çel negociatat e anëtarësimit mbështetur në metodologjinë e re të BE-së”, thekson në reagimin e saj Spiropali.

Spiropali nënvizoi se ky vendim është një vlerësim për ecurinë e reformave në vend.

“Ky vendim është gjithashtu një vlerësim për ecurinë e reformave në vendin tonë. Kuvendi do të vijojë të udhëheqë me vendosmëri procesin e integrimit europian dhe do të garantojë legjitimitetin demokratik dhe karakterin gjithëpërfshirës të këtij procesi”, thekson Spiropali.

Më herët, ditën e sotme Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm miratoi Pozicionin e BE-së për çeljen e negociatave për grup-kapitujt e parë me Shqipërinë.

Kjo i hap rrugë mbajtjes së Konferencës së dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri, në 15 tetor, në Luksemburg.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme