Rama rinis turin me diasporën, më 26 tetor udhëton drejt Nju-Jorkut

Politikë | 2 vite më parë

Kryeministri Edi Rama do të rinisë turin me diasporën shqiptare. Pas turit të mbajtur në Athinë dhe më pas në Milano, kreu i qeverisë shqiptare do të udhëtojë drejt Nju-Jorkut.

Takimi me diasporën shqiptare atje do të mbahet më 26 tetor në orën 11:00.

Në takimin e parë me shqiptarët jashtë vendit, të cilën e nisi nga Greqia në stadiumin “Galatsi” në praninë e mijëra bashkëkombësve, kreu i qeverisë kërkoi që mes dy vendeve të hapej një faqe e re bashkëpunimi dhe harmonie për më shumë zhvillim dhe prosperitet mes dy popujve.

Në maj, kryeministri udhëtoi drejt Milanos, ku përcolli mesazhe bashkimi jo vetëm me Italinë mike, por edhe me BE-në.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme