Çollaku: Mandati i Belerit në PE nuk na bën dëm

Politikë | 2 vite më parë

Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH deklaroi se pavarësisht se Fredi Beleri u zgjodh si euro-deputet në Greqi, mandati i tij nuk i bën asnjë dëm Shqipërisë.

Sipas tij, për çdo forcë të politike të djathtë në Shqipëri dhe që frymëzohet nga parime demokratike, një kandidat që vendos flamurin e Vorio- Epirit në Shqipëri, është i papranueshëm.

“Vorio- Epiri është një organizatë që kërkon të marrë pjesë nga territori i Shqipërisë. Nuk kam njohje fare me Belerin, por ai duhej të ishte i papranueshëm si kandidat. Kam dëgjuar mercenarë që kanë thënë se bëmë fushatë për Ramën lidhur me Belerin. Kjo nuk është e vërtetë. Ai mund të bëhet dhe kryetar i PE-së, por është i papranueshëm. Beleri nuk i bën dëm Shqipërisë edhe pse ka deklarata se rruga e Shqipërisë në BE kalon nga Greqia. Ai punon për Greqinë dhe do që të zgjidhet në Shqipëri. Nuk bën dëm jo vetëm Beleri, por as grupe të tjera. Ka vonesa, por procesi nuk bllokohet për anëtarësimin në BE.”, tha Çollaku.    

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme