Gjoni: Boshti franko-gjerman nuk funksionon

Politologu Ralf Gjoni, gjatë analizës për zhvillimet në Evropë në kuadër të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, bëri të ditur se boshti franko-gjerman nuk funksionon dhe se rezultati shprehu edhe një lodhje të votuesve evropian ndaj personazheve që për vite kanë drejtuar Evropën.
“Boshti franko- gjerman ka kohë që nuk funksion. Makroni dhe kancelari gjerman e kanë çuar edhe më keq situatën. Parisi dhe Berlini nuk komunikojnë mirë. Njerëzit kanë votuar ata që mendojnë se i përfaqësojnë. Ka mbi 10 vjet që kontinenti vuan nga lodhja. Kjo edhe për shkak të këtyre personazheve. Ka një lodhje të votuesve evropianë. Pamë dhe çka ndodhi me Britani me daljen nga euro- zona. Pamë personazhe që kanë sjellë dëme. Jam i keq ardhur për rënien e republikanëve në Francë. Makroni e di që rritja e të djathtës ekstreme do u japi atyre një mikrofon në Parlamentin Evropian dhe rreziku është më i lartë. Vendimi tij për zgjedhje të parakohshme reflekton këtë dinamikë”, tha Gjoni.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




