Komisionet e posaçme “Antikorrupsion” dhe “Dezinformimin” të enjten në Kuvend

Mazhoranca socialiste në Kuvend ka miratuar përbërjen e dy komisioneve të posaçme, të njohura si komisioni “Antikorrupsion” dhe ai për “Dezinformimin”. Miratimi i tyre ka rinxjerrë në skenë dy emra të njohur të politikës.
Kryetar i Komisionit të posaçëm të Kuvendit “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian është propozuar Fatmir Xhafaj, ish ministër i brendshëm.
Ndërsa kryetar i Komisionit të posaçëm parlamentar “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të mbikëqyrjes së huaj në proceset demokratikë të vendit” është propozuar deputeti socialist, Erion Braçe, ish zëvendëskryeministër.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



