Marrëveshja për emigrantët, Meloni: Nga 1 gushti hapen dy qendrat, “burgu” në Gjadër

Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni (Giorgia) në fjalën e saj në konferencën e përbashkët me homologun Edi Rama, u ndal te marrëveshja Itali–Shqipëri për emigrantët e paligjshëm dhe te ndërtimi i dy qendrave në Gjadër dhe Shëngjin.
Kryeministrja theksoi se dy qendrat, si e Gjadrit dhe ajo e Shëngjinit, do te jenë operative nga 1 gushti. Më tej ajo theksoi se në vend do të mbërrijnë vetëm gratë shtëtzëna, fëmijët dhe personat në moshë të caktuar.
Ndërsa në qendrën e Gjadrit do të ketë një “burg” për emigrantët që do të kryejnë vepra penale.
“Struktura e Gjadrit do ketë edhe funksion tjetër. Atu do ndalen emigrantët dhe do ketë dhe një zonë ku do mbahen emigrantët e burgosur, në rast se do kryejnë veprat penale.
Perimetri brenda qendrave do garantohet nga autoritetet iraliane dhe dy qendrat do jenë operative nga 1 gushti 2024”, tha Meloni.
Kryeministrja u ndal edhe te akuzat e medieve italiane për kryeministrin Rama dhe qeverinë shqiptare, duke theksuar se nuk po bëjnë asgjë tjetër veçse po i vijnë në ndihmë Italisë.
“Sot Rama quhet kriminel. Nuk është ai shënjestra, italianët e kuptojnë. I janë mirënjohës qeverisë për këtë përpjekje të rëndësishme në shenjë miqësie mes dy popujve.
Kur verën e kaluar erdha në Shqipëri dhe diskutuam për këtë marrëveshje morëm parasysh disa kushte. Emigracioni i jashtëligjshëm është fenomen shqetësues dhe vendet e BE nuk e përballojnë të vetme. Duhet edhe ndihma e vendeve të tjera të BE dhe vendeve jashtë BE dhe nuk na mbetet veçse të forcojmë bashkëpunimin.
Arritëm te kjo marrëveshje që bazohet në 3 objektiva: lufta ndaj qenieve njerëzore; emigracioni paligjshëm. Përmes kësaj marrëveshje Shqipëria ka vënë në dispozicion edhe disa territore të saj: Shëngjin dhe Gjadër ku Italia po kryen punimet për ngritjen e dy qendrave. Marrëveshje inovative”, tha Meloni.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



