Kthupi: Programi i Bashës është realist

Sekretari për Reformën Zgjedhore në PD, Rezart Kthupi, deklaroi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH se programi ekonomik i paraqitur nga Basha është realist, pasi, sipas tij, mbështet në dy kolona: thjeshtin i rolit të shtetit dhe forcim i kontrollit në ato segmente që gjenerojnë korrupsion.
“Programi synon rregullim rrënjësor për lejet e licensat, si dhe kthimin e KLSH-së në një gjykatë që merret me kontrollin thellësisht të përdorimit nga institucionet shtetërore të parasë publike. Duhet amendim i ligjit për ILDKPI-në. Programi synon rritjen e kontrollit mbi administratën që përdor paranë publike. Jemi për taksën e sheshtë 9%. Kjo lloj takse e thjeshton sistemin. Ne jemi forcë e djathtë, jemi për një shtet të thjeshtë ku roli i tij në ekonomi është elegantë. Sot shteti është i mbingarkuar gjë që vë në vështirësi biznesin. Shpopullimi nuk luftohet vetëm me një bonos, por synohet dhe rregullimi i kushteve social- ekonomike për familjen. Programi ynë është realist sepse ka në thelb shtet të thjeshtë e kontroll më të fortë në administratë”, tha Kthupi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



