Nurellari: Rama, lideri më i fuqishëm nga koha e Ramiz Alisë

Politikë | 2 vite më parë

Politologu Adri Nurellari, duke komentuar situatën politike në vend, si dhe rolin e protagonistëve të saj në këtë skenë, deklaroi se Edi Rama është aktualisht lideri më i fuqishëm që nga koha e Ramiz  Alisë.

Sipas tij, opozita ka nevojë për një ndryshim radikal në lidershipin politik, pasi me figurat e konsumuara që e drejtojnë atë aktualisht, Rama e ka të sigurt vijueshmërinë e qëndrimit në pushtet.

“Thelbësore është se cilat janë përparësitë. Kur ligjërimi është pak a shumë i njëjtë, ku njëri jep 5, tjetri 10 apo 20, jemi aty- aty. Shqipëria ka nevojë për ndryshim të fortë. Për shkak të bojkotit të opozitës, kemi tani Ramën liderin më të fuqishëm që nga koha e Ramiz Alisë. Duhet një ndryshim i fortë dhe programe mjaft realiste për të luftuar Ramën. Nuk mjafton të thuash se kemi një program ndryshe, por duhen kthesa të forta në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Por duhet edhe lidership politik. Është privilegj që një kandidati i jepet disa herë mundësia për të kandiduar si kryeministër. Mali i Zi është shembull i rrotacionit. Ka qenë vendi më i kapur. Edhe Greqia ka bërë të njëjtën gjë. Edhe Kosova ka bërë ndryshime dhe rrotacione. PDK- LDK po ashtu kanë bërë ndryshime në lidership. Liderët duhet të bëjnë sakrifica. Rama ndryshoi veten për të marrë pushtetin. Opozita nuk bëri asnjë ndryshim. Lajmë të vjetra vijnë nga ana e saj. Nëse duan të zëvendësojnë Ramën dhe jo thjeshtë për të bërë garë, ku shohim molotov dhe më pas bien dakord për amnistinë, opozita duhet të ndryshoj radikalisht. Me figura të konsumuara është i pamundur ndryshimi. Janë figura të konsumuara në opozitë dhe Rama e ka të sigurt pushtetin.”, tha Nurellari, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH.   

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme