Berisha: Edi Rama, jep dorëheqjen! S’do ndalemi deri në rrëzimin tënd

Politikë | 2 vite më parë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë Edi Rama. Duke folur nga dritarja e banesës së tij teksa proteston çdo ditë me demokratët, Berisha tha se kjo do të jetë motoja e grupimit të tij politik.

Berisha tha se kjo është provë e vërtetë e opozitës për të rrëzuar Edi Ramën. Sipas Berishës, mazhoranca është duke shkatërruar Shqipërinë.

“A do të pranojmë ne më shumë, më tutje të tolerojmë pamëshirësinë e mafies së krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve?

Qytetare dhe qytetarë! Ju ftoj të ngriheni, ju siguroj se dhjetë koka po të keni, po i shtrive qafën mafies, të dhjeta do ua presë. Prandaj o sot o kurrë, duhet të jetë thirrja jonë për nderin tonë, për dinjitetin tonë, për shpëtimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Edi Rama, jep dorëheqjen, kjo do jetë motoja jonë gjer në rrëzimin e tij. O sot o kurrë, të bashkuar! Sot opozitarë dhe opozitare, prova jonë është beteja jonë në shesh.

Prova jonë është beteja në rrugë. Prova jonë është përballja dhëmb për dhëmb, fyt për fyt me këta kriminelë që po shkatërrojnë Shqipërinë”, ka theksuar Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme