Hetimi për dy tendera pastrimi kur ishte kryebashkiak i Kamzës, Xhelal Mziu në SPAK: U pyeta si person në dijeni

Ish kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu është paraqitur ditën e sotme (3 qershor) në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit.
Xhelal Mziu ka qëndruar për rreth 3 orë duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit Elvin Gogaj, lidhur me hetimin që po bëhet me dy tendera për pastrimin gjatë kohës që ai ka drejtuar Bashkinë Kamzë.
“Isha në SPAK ku u pyeta si person qe ka dijeni në lidhje me një kallëzim për disa tendera për pastrimin e qytetit në vitin 2019”, tha Mziu pasi doli nga SPAK.
Kjo nuk është hera e parë që Xhelal Mziu është paraqitur në SPAK, pasi ndaj tij ka disa kallëzime.
Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka nisur hetime lidhur me tenderat për banesat sociale dhe për rehabilitimin e rrugëve në Bashkinë Kamzë në kohët kur ky institucion drejtohet nga Mziu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




