Meta: Investimi në arsim dhe kapitalin njerëzor, gurthemeli i prioriteteve tona

Politikë | 2 vite më parë

Investimi në arsim dhe kapitalin njerëzor është gurthemeli i prioriteteve të Partisë së Lirisë. Kështu ka deklaruar Presidenti i kësaj force politike në fjalën e tij para mediave. Ilir Meta deklaroi më tej se po ashtu, dyfishimi i buxhetit për arsimin dhe shumëfishimi i buxhetit për kërkimin shkencor dhe inovacioni është angazhim i pakthyeshëm.

Ai theksoi se niveli i buxhetimit për arsimin dhe inovacionin duhet të jetë mbi mesataren e vendeve të Bashkimit Evropian.

“Investimi në arsim dhe kapitalin njerëzor është një nga prioritetet madhore të PL-së ndër 5 prioritet e saj. Dyfishimi i buxhetit për arsimin dhe shumëfishimi i buxhetit për kërkimin shkencor dhe inovacioni është angazhim i pakthyeshëm.

Investimi në arsim dhe kapitalin njerëzor gurthemeli i prioriteteve tona.

Për këtë niveli i buxhetimit për arsimin dhe inovacionin duhet të jetë mbi mesataren e vendeve të BE-së dhe rajonit.

Investimi në arsim dhe kërkimin shkencor do jetë në nivelin dhe 5% të PBB. Inovacioni do financohet mbi mesataren e BE-së.

Degët e teknologjisë dhe inovacionit do trajtohen me investime prioritare”, u shpreh Meta.

Ky i fundit akuzoi Kryeministrin Rama se kërkon që përmes arsimit të dobët, tenton të konsolidojë një narko-shtet.

“Është e qartë se duke braktisur arsimin dhe cilësinë e tij, duke shkatërruar situatën ekonomike financiare të mësuesve e pedagogëve, përmes zhvlerësimit të pagave minimale, nxitet edhe largimi i shumë familjeve shqiptare.

Qëllimi dhe vizioni i Edi Ramës është ai i krijimit dhe konsolidimit të një narko-shteti”, u shpreh Presidenti i Partisë së Lirisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme