Mbahet në Tiranë Konferenca e 15-të Ndërkombëtare e Komisionerëve të Informimit, i pranishëm edhe Rama

Politikë | 2 vite më parë

Në datat 3-5 qershor mbahet në Tiranë edicioni i 15-të i Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit (International Conference of Information Commissiners-ICIC).  Pjesë e kësaj konference do të jetë edhe Kryeministri Edi Rama.

Ky është forumi më i lartë dhe më i rëndësishëm i bashkëpunimit e koordinimit të Autoriteteve botërore regullatore të së drejtës për akses në informacionin publik dhe transparencën.

Tema qendrore e kësaj Konference është “Fuqizimi i individëve nëpërmjet aksesit në informacion, sigurimi i transparencës dhe gjithëpërfshirjes në një botë të ndërlidhur”.

Në këtë aktivitet marrin pjesë mbi 200 përfaqësues të shteteve/juridiksioneve anëtare apo vëzhguese të ICIC nga të gjitha kontinentet, nga organizata ndërkombëtare si Këshilli i Evropës, UNESCO, Banka Botërore dhe OECD, nga bota akademike, shoqëria civile apo media, vendas dhe të huaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme