Sulo-Shehajt: Jeni vetëm, partitë e vogla do mbeten të vogla. Shehaj: Ne do ia dalim!

Analisti Arion Sulo u tregua skeptik lidhur me mundësitë e partisë së themeluar nga Agron Shehaj “Mundësia”, nëse do të qëndrojë vetëm. Në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH, Sulo tha se në një rast të tillë bie besueshmëria dhe se ekziston rreziku që partitë e vola në vend të mbeten të vogla.
Shehaj nuk ndau të njëjtin mendim me të, teksa shprehu bindjen se “Mundësia” nuk do të mbesë një parti e vogël.
Debati:
Sulo: Duhet të bëni çdo gjë të kundërt, në kuptimin që, Rama nuk bën zgjedhje, ju duhet të bëni zgjedhje në parti. Duhet të ketë njerëz të ndershëm si ju, por jo vetëm ju sepse ju vetëm, Lapaj vetëm, Shabani vetëm, Qori vetëm, këtu bie besueshmëria dhe njerëzit lodhen. Si rrezik që të kanoset dhe çfarë hapash duhet të kesh për këtë, o të bëheni front ose do nxjerrësh ekip me vlera shumë të mëdha. Unë shikoj rrezikun që partitë e vogla do mbeten të vogla. Jeni të pavendosur, jeni vetëm, të fragmetizuar dhe jo të qartë
Shehaj: Unë e kuptoj skepticizmin, rreziku qëndron, por unë jam i bindur që do tja dalim dhe nuk mbetemi të vegjël
Sulo: Duhen bashkëpunëtor të shquar, del me frymë me emra
Shehaj: Ti sapo the që ju duhet t’i bëni gjërat ndryshe dhe përgjigjja është ajo që the sepse unë nuk kam menduar të veproj si të tjerët përpara. Unë nuk mendoj se gjëja e rëndësishme është kë kam unë të famshëm, gjëja më e rëndësishme është çfarë dua të bëj, nuk jam i gatshëm të bëj kompromise vetëm me idenë që më duhet dikush i famshëm, çdo gjë duhet bërë gradualisht. Unë kam më shumë besim te ata që bëhen sesa te ata që vijnë të bërë. Jam vetëm sot, por shumë shpejt do vijnë dhe të tjerët.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



