Shehaj: E keqja e Shqipërisë është Rama, jo opozita

Politikë | 2 vite më parë

Themeluesi i forcës më të re politike në Shqipëri, “Mundësia” deklaroi në emisionin “3D të Alban Dudushit” se  e këqija e Shqipërisë është kryeministri Edi Rama dhe jo opozita.

“Nuk kam asnjë dyshim që unë problemin në Shqipëri e shoh te kryeministri Edi Rama dhe jo të opozita”.

Të bësh opozitën e opozitës dhe të thuash që të këqijat e vendit vijnë nga opozita, tha Shehaj, në rastin më të mirë është naive.

“Çdo gjë që ka bërë Edi Rama është kthyer në një aferë korruptive. Ka një pushtet politik dhe financiar të jashtëzakonshëm. Ka një pushtet mediatik të jashtëzakonshëm dhe vendos ccdo lajm që ai dëshiron duke ndikuar tek opinioni publik.”

Duke shpjeguar arsyet e krijimit të një force të re politike, Shehaj tha se,  politika ka nevojë për besueshmëri.

“Nëse jep mesazh të besueshëm dhe thua atë që njerëzit kërkojnë, presin të dëgjojnë duke folur për problemi e tyre dhe jo për problemin tonë.  Kanë nevojë për një mundësi, duan thjesht një mundësi, ëndërrojnë një mundësi. Në Shqipëri mundësitë janë në duart e atyre që kanë lidhje me politikën. Unë mendoj se duhet t’u japim një mundësi, nuk duhet t’u japim lëmoshë. Prandaj kemi menduar që emri të jetë mundësia”.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme