Komisioni Antikorrupsion, Gështenja: Mazhoranca kërkon të kontrollojë institucionet e pavarura

Deputeti i opozitës, Lefter Gështenja, u shpreh se nuk e kanë bojkotuar ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion por ishte vendim i grupit parlamentar për të mos marr pjesë në votim sepse është një komision i njëanshëm nga mazhoranca.
I pranishëm në emisionin “Ekspres” , me gazetarin Nolian Lole, deputeti demokrat tha se, nuk e kemi bojkotuar sepse PD-ja ka bërë gabime më parë me bojkot qoftë në Parlament qoftë dhe me zgjedhjet e shkuara dhe nuk na kanë dhënë asnjë fitore por përkundrazi.
“Nuk ka pasur bojkot por ka pasur një vendim të Grupit parlamentare për të abstenuar për këtë komision. Ishte një rezolutë e nisur vetëm nga mazhoranca që në zanafillë nuk do votohej nga opozita sepse është bërë nga PS-ja dhe më pas na thanë hajde e votojmë së bashku”.
Nëse do të ishim serioze ftesa për bashkëpunim, tha deputeti Gështenja, duhet të kishte konsensus të përbashkët.
“Pavarësisht vendimeve personale që mund të kem si deputet unë respektoj vendimet e grupit. Sikurse abstenuam për rezolutën të njëjtin qëndrim kishim dhe për këtë komision. Ne duhet të mbështesim institucionet dhe jo të ngrijmë institucione paralele apo llogaridhënëse”
Në këtë kontekst deputeti i opozitës, u shpreh se ngritja e këtij komisioni është hedhje hi sysh për qytetarët dhe ndërkombëtarët në gjithë situatën që ndodhen sot.
“Të besosh që kryeministri, që ka ngritur një sistem korrupsioni dhe krimi të ngritur në piedestal dhe të future në institucionet më të rëndësishme, ka ndonjë merak për reformë. Nuk besoj që PD dhe opozita mund të përdoret si instrument për të luftuar SPAK nga Edi Rama. Ky është komision propagandistik. Nuk është bojkot, ne kemi marrë pjesë në reformën në drejtësi”.
Sipas tij, nëse faktori ndërkombëtar do të mbështeste këtë Komision të Posaçëm nëse do ishte në bashkërendim me opozitën dhe jo thjesht propozim i mazhorancës. Nuk mund të ngrihet mazhoranca dhe të thotë që do hetoi veten. Pas 12 vitesh opozita pranon që ka korrupsion dhe do luftojë atë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



