Dhuna ndaj Mëngjesit- Balla reagon pas akuzave të Berishës për Ramën: Kazan me helm

Pas deklaratave të zëdhënëses së ish-kryeministrit Sali Berisha mbi dhunën e ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi dhe akuzave mbi kryeministrin Edi Rama, ka ardhur dhe reagimi i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.
Ky i fundit i ka cilësuar deklaratat si kazan me hel për publikun, me qëllim sikurse thotë Balla, viktimizimin politik të një të korruptuari madhor.
Ndërkaq, Balla u shpreh se ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm dhe dhuna ndaj avokat Mëngjesit po ndiqet nga policia e cila ka identifikuar njërin prej 3 autorëve.
“Lexoj që zotëria i penxheres së drejtësisë ka lëshuar zëdhënësat e gënjeshtrave të tij për të sulmuar kryeministrin si urdhëruesin e një sulmi kriminal ndaj njërit prej avokatëve të tij, zotit Sokol Mëngjesi. Ngjarja e ndodhur në mëngjes është në ndjekje nga Policia e Shtetit, e cila tanimë ka identifikuar njërin prej të tre autorëve dhe po punon për identifikimin e dy të tjerëve. Kam komunikuar edhe personalisht me kolegët e avokatit sapo kam marrë dijeni dhe i falenderoj për disponimin qytetar në funksion të sqarimit të ngjarjes. Kam komunikuar edhe me mjekun që po kujdeset për shëndetin e avokatit. Duke i uruar shërim të shpejtë zotit Sokol Mëngjesi, shpreh keqardhjen që nga kati i 8 hidhet edhe në këtë rast një kazan me helm për publikun, me qëllimi vetëviktimizimin politik të një të korruptuari madhor”, deklaroi Balla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




