Berisha dënon dhunën ndaj avokatit të tij: Akt kriminal dhe hakmarrje e verbër e Edi Ramës

Politikë | 2 vite më parë

Mëngjesin e sotëm tre persona kanë dhunuar avokatin e ish-kryeministrit Berisha, Sokol Mëngjesi. Dhuna ndaj Mëngjesit është dënuar nga Sali Berisha i cili përmes zëdhënëses së tij Floriana Garo e ka cilësuar si akt kriminal dhe hakmarrje të verbër të Kryeministrit Edi Rama.

Sipas Garos, Mëngjesi është goditur me leva në kokë, duke i shkaktuar lëndime të rëndë. Ky akt, vijon më tej në deklaratën e saj Garo, dëshmon frikën e Ramës dhe panikun që përjeton nga aktet e tij politike kriminale.

“Sot ne mëngjes, tre bandite, te urdhëruar nga Edi Rama, kane sulmuar dhe goditur me leva në kokë në qendër të Tiranës, profesor Sokol Mëngjesin, avokati i mirënjohur i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Ky është një akt kriminal dhe hakmarrje e verbër, primitive e Edi Ramës ndaj profesor Sokol Mëngjesit, sepse ai së bashku me kolegët e tij, faktuan para shqiptarëve me prova dhe dokumente zyrtare të pakundërshtueshme, se procesi gjyqësor kundër kryetarit të Partisë Demokratike është një proces kryekëput politik i bazuar ne një piramidë mashtrimi, siç është çështja e Klubit Sportiv Partizani.

Duke e goditur me banditë, me urdhër të tij direkt profesor Mëngjesin, dhe duke i shkaktuar atij lëndime të renda, Edi Rama dëshmon frikën dhe panikun që përjeton nga aktet e tij politike kriminale”, deklaroi Garo.

Mëngjesi ndodhet në spitalin e Traumës, ndërsa është vizituar nga Drejtori i Policisë Tonin Vocaj, e vajza e ish-kryeministrit Berisha, Argita Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme