Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes Kuvendit dhe Fakultetit të Ekonomisë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u takua sot me pedagogë e studentë të Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Në takim ishin të pranishëm edhe Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi, Zëvendëskryetarja e këtij Komisioni, Blerina Gjylameti dhe Sekretarja Enslemvera Zake.
Në vijim të këtij takimi, Kryetarja Lindita Nikolla dhe Dekani Prof. Dhori Kule, nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit mes Kuvendit dhe Fakultetit të Ekonomisë.
Në fjalën e saj në këtë takim, Kryetarja Nikolla nënvizoi se “Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Kuvendit dhe Fakultetit të Ekonomisë, në vijim të Marrëveshjes që kemi nëshkruar para disa vitesh me Universitetin e Tiranës, është në interes të dyanshëm. Kuvendi do të tërheqë mendimin e kualifikuar shkencor ekonomik në ligjbërje e kontroll parlamentar, ndërsa Fakulteti do të ketë më shumë akses në programet për fuqizimin e ekonomisë e mirëqenies.
Vlerësoj rolin dhe kontributin e Fakultetit të Ekonomisë në përgatitjen e ekonomistëve dhe zhvillimin e mendimit shkencor ekonomik.
Vendi dhe qeverisja kanë nevojë për mendimin ekonomik, sidomos në ndihmë të rritjes së produktivitetit të ekonomisë, sidomos nxitjen e zhvillimit të sektorëve të prodhimit made in Albania”.
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi, nënvizoi se rritja e eficencës së punës së Kuvendit dhe përmirësimi i cilësisë së ligjeve kanë nevojë edhe për mendimin e kualifikuar shkencor ekonomik dhe ne po e tërheqim dhe shfrytëzojmë këtë mendim në procesin e ligjbërjes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




