Pas takimit me diasporën në Itali, Rama: Përulësisht mirënjohës, ditë e jashtëzakonshme shqiptarie

Politikë | 2 vite më parë

Pas përfundimit të takimit me diasporën në Milano, kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka falënderuar të gjithë shqiptarët për pritjen që atij i rezervuan.

Sipas Ramës, të thuash faleminderit është një fjalë e rastit, por që në këtë rast nuk e shpreh, sipas tij, “ndjenjën krejt të veçantë të kësaj dite të jashtëzakonshme shqiptarie në Itali.”

“Përulësisht mirënjohës për emocionin e paharrueshëm dhe përulësisht ndjesë mijërave që mbetën pa u futur dot në sallën, që u mbush tej kapacitetit. Nuk do t’i harroj as fytyrat e shqetësuara të autoriteteve të sigurisë, që kishin frikën e ndonjë hataje nga mbingarkesa e shkallëve, teksa njerëzit kërkonin të hynin akoma më shumë. Ç’të bëja, u thashë qetësohuni, ne jemi ata të maleve mbi anije, as nuk kthehemi dot mbrapa as nuk na ndalon dot gjë të vazhdojmë përpara. E marr me mend çfarë menduan, po s’po e them, rëndësi ka që kur u krye filluan të qeshin edhe ata. Shumë, shumë, shumë faleminderit”, shkruan Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme