“Italia për shqiptarët ishte toka e shenjtë”, Rama: Kthenin antenat e TV sikurse ushtria popullore kthente kundërajrorët

Politikë | 2 vite më parë

Kryeministri Edi Rama, në Itali, në takim me shqiptarët, gjatë fjalës së tij ka përshkruar dhe gjëndjen emigrantëve shqiptar vitet e para ku përballeshin me paragjykimin dhe akuza.

“L’ho fatto come un albanese”, ky ishte titulli kryesor i lajmeve tregoi kryejmini Rama ku përshkruhej ngjarjet në Itali, madje tha ai, dhe kur ikte në drejtim të paditur, ishte patjetër “il albanese”

“Edhe kur ikte në drejtim të paditur vrasësi I panjohur ishte një “il Albanese”. Ky ishte shqiptari në pasqyrat italiane të atyre viteve.  Kur ne u shfaqëm në dylbitë e Italisë zhveshur nga gjithçka tjetër përveç ëndrrës të një parajse lirie, e cila na thithte lartë mbi uji, gjysëm të vdekur, me forcën  pa papërmbajtur të imagjinatës  të ushqyer me vitet të tëra nga valët e TV italiane”, tha Rama

Duke vazhduar më tej, Rama tha se, “asaj kohë italianët nuk e dinin dhe nuk kishin si ta dinin që shqiptarëve  para se sat ë preknin brigjet e Italisë I jehonte shpirti nga “Libertaja dhe nga Felicitaja” e Albanos dhe Rominës. Shqiptarëve i’u buxhiste gjoksi nga  zhurma e ardhur deri në shtëpitë e tyre prej stadiumeve seria a dhe iu dukej që hd e kupa e botës të 82 ishte e tyre”.

Duke përshkruar dashurinë dhe dëshirën për të ndjekur, këngën, modën, sportin italian, Rama “Shqiptarët  fal inkursioneve nëpër natë , na ballkone dhe në tarraca për të kthyer antenat nga perndimi njëllojë sikurse ushtria popullore po kthene kundër-ajëroret në pritje të avionevë anglo-amërikanë”. 

‘Një adhurim deri në vetmohim i një Italie që në mendjen e shqiptarëve kishte marrë pamjen e një toke të shenjtë ku gjendej parajsa e kësaj bote, një dashuri e verbër pa kushte që nuk linte gjë mangut të gjitha dashurive platonike. Shqipëria në sytë e Italisë dukej si një ekran televizori ku iknin dritat e zezë, qysh kur italianët e fundit  kishin parë kur humbën luftën kushtetuese ku shqiptarët i strehuan në shtëpisë e tyre.’- tha Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme