Begaj pret nesër presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar

Politikë | 2 vite më parë

Presidenti i vendit, Bajram Begaj do të presë ditën e nesërme presidenten e Republikës së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, e cila me ftesën e tij zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes do të mbahet në orën 10:00 e cila pasohet nga një takim kokë më kokë dhe më pas me takimin e zgjeruar mes delegacioneve të dy shteteve.

Presidenti i Republikës Begaj dhe Presidentja sllovene Musar do të kenë gjithashtu një konferencë të përbashkët shtypi të parashikuar në orën 11:20.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja e Sllovenisë dhe delegacioni që e shoqëron pritet të vizitojnë disa pika tërheqëse turistike të vendit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme