Krashi: Ka rënë emigracioni ilegal i shqiptarëve drejt Britanisë, jemi vend i sigurt

Deputeti i Partisë Socialiste Lavdrim Krashi ka deklaruar në studion e RTSH24 se emigracioni ilegal të shqiptarëve në drejtim të Mbretërisë së Bashkuara ka rënë në raport me vitet e kaluara.
Duke komentuar vizitën në Tiranë të sekretarit të Jashtëm britanik, David Kameron, Krashi theksoi se marrëveshja Rama–Sunak ka dhënë rezultatet e veta.
Sipas Krashit, tashmë emigracioni ilegal ka rënë me 95 për qind dhe tashmë Shqipëria shihet si një vend i sigurt.
“Një nga arsyet e vizitës së David Cameron në Shqipëri ishte për të falënderuar qeverinë shqiptare në fushën e sigurisë, veçanërisht në fushën e emigracionit ilegal.
Siç dihet në vitin 2022 qeveritë e të dyja vendeve e adresuan atë problem dhe ne kemi një situatë krejt tjetër, ku numri i shqiptarëve në emigracionin ilegal për Mbretërinë e Bashkuar është ulur në mënyrë të konsiderueshme rreth 95 për qind por ne shihemi si vend i sigurt për të ndihmuar edhe vendet e tjera të BE-së nga përdorimi i vendit tonë si vend transit nga emigracioni global”, u shpreh Krashi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




