Kameron në Tiranë, takohet me Ramën në kryeministri

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Kameron (Cameron), i cili ndodhet këtë të mërkurë për një vizitë në Tiranë, po zhvillon një takim në kryeministri me kreun e qeverisë, Edi Rama.
Kryeministri ka postuar në Facebook pamje nga pritja e Kameron, ndërsa e konsideron atë një “mik të çmuar” të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.
“Kënaqësi të mirëpres Lord David Cameron, Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Jashtme, Commonwealth-it dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar, një mik i çmuar i Ballkanit Perëndimor dhe posaçërisht Shqiptarisë”, shkruan Rama.
Dy liderët do të mbajnë më pas një konferencë për shtyp.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




