Miqësia Rama-Bler, kreu i qeverisë e cilësoi ish-kryeministri britanik si frymëzimi për të hyrë në politikë

“Nuk do të isha as një njeri i angazhuar në politikë përpara tij dhe përpara se sa ta njihja, në qoftë se nuk do të ishte për të dhe përpara se sa ta njihja ishte modeli im dhe frymëzimi për të hyrë në politikë dhe për të reformuar Partinë Socialiste dhe për të besuar se, jo vetëm politika mund të jetë një forcë për të bërë mirë, por po kështu mund të jetë një rrugë e tretë për të majtën”.
Kështu është shprehur Kryeministri Edi Rama për ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe Tony Bler në shkurt të këtij viti kur ishin të dy së bashku në të njëjtin panel mbi rolin e teknologjisë në adresimin e sfidave qeverisëse në Dubai.
Miqësia e kreut të qeverisë shqiptare me ish- kryeministrin britanik ka qenë që prej kohësh kur Rama ishte lider i opozitës shqiptare. Por bashkëpunimi më i ngushte erdhi në vitin 2013 përmes institutit “Tony Blair Associates” deri në vitin 2016.
Ndërkohë pas vitit 2016 ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair është angazhuar sërish për t’i ofruar këshillim qeverisë shqiptare përmes institutit jofitimprurës të drejtuar prej tij “Tony Blair Institute for Global Change”. Ndihma e dhënë nga ky institut për qeverinë shqiptare ishte këshillimi se si duhet çuar përpara reformat e sektorit publik, përfshirë agjendën politike kombëtare, transformimin digjital, reformën e energjisë dhe transformimin e qeverisë shqiptare.
Jo të paktat herë kanë qenë ato kur kryeministri Rama dhe ish – kryeministri britanik janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit edhe për pushime në Shqipëri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




