Turizmi dhe bujqësia në Lezhë, kryebashkiaku: Bum investimesh, këtë verë dalim nga borxhet

Politikë | 2 vite më parë

Turizmi dhe bujqësia si një nga indikatorët kryesor të zhvillimit ekonomik do të jenë të fokusin e Bashkisë Lezhë përgjatë 3 viteve të ardhshme.

Konfirmimi ka ardhur nga kryebashkiaku, Pjerin Ndreu gjatë një kosultimi publik për nivelin e taksave, tarifave dhe prioritetet e investimeve në të gjitha njësitë administrative.

Brenda kësaj vere bashkia do të dalë nga borxhet prapambetura dhe kjo do t’i hapë rrugë investimeve tha Ndreu.

“Vetëm nga taksa e infrastrukturës, do të përfitojmë shumë fonde dhe do na japin mundësinë të zhvillojmë qytetin dhe zonat rurale”.

Prioritet i investimeve do të jetë infrastruktura rrugore në Lezhë dhe Shëngjin, ndërsa shumë shpejt pritet të investohet bypass i Shëngjinit dhe rruga Milot-Balldren.

Lezha është një zonë me potencial të jashtëzakonshëm turistik dhe bujqësor ndaj dhe vëmendja është përqendruar për zhvillimin më tej të këtyre dy sektorëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme