Curi: Trump sulmon prokurorët më keq se Berisha. Zekthi: SPAK nuk është emëruar nga politika

Politikë | 2 vite më parë

Analisti Arian Curi ka deklaruar në emisionin “3D” të drejtuar nga Alban Dudushi në RTSH1 se ish-presidenti amerikan Donald Trump i sulmon prokurorët edhe më ashpër se vetë ish-kryeministri Berisha. Ndërsa nga ana e tij, analisti Fitim Zekthi ka theksuar se Struktura e Posamçe Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

“Del Trumpi e thotë që prokurori është kriminel. Janë njësoj si Trumpi si Berisha. Po e tha Trumpi ta thotë edhe Berisha. Del Trumpi dhe thotë që prokurori është pjesë e një organizate kriminale që duan të më bëjnë sulm politik.  Më keq flet Trumpi në Amerikë se sa Berisha në Shqipëri”, u shpreh Curi.

Nga ana e tij, Zekthi theksoi se Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është hera e parë “që nuk është e emëruar nga politika. Kjo u tentua me dhunë që Rama të emëronte dikë tjetër. Presioni i jashtëzakonshëm amerikan bëri që të zgjidhej tjetër njeri”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme