Neza: Bandat janë fuqizuar gjatë qeverisjes Rama

Politikë | 2 vite më parë

Emisioni “3D” i drejtuar nga Alban Dudushi në RTSH1 ka sjellë mbrëmjen e sotme megaoperacionin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ku u lëshuan 50 urdhra arresti nga të cilat u ekzekutuan 30 prej ndaj grupeve kriminale, ish-efektivë dhe njerëz të politikës.

Duke folur për këtë çështje, analisti Sami Neza ka theksuar se bandat janë fuqizuar gjatë qeverisjes së kryeministrit Rama.

“Cili ka qenë i fortë nga këta para 10 apo 15 vitesh, pse u bënë të fortë këta. Nga u erdhi energjia, se këta janë të fortë tani sepse kanë deputetë pas tyre. Dhe jo deputetë dosido por deputetë të rëndëishëm. Ai ka qenë drejtues i qarkut të Lezhës”, theksoi Neza.

Neza ka debatuar me analistin Ergys Mërtiri duke u shprehur se “sikur po e bën të ligjshme faktin që Rama mund të përdorë banditët, por nëse ia heqim banditët Ramës, Rama është sërish i ligjshëm”

“Pse e ka kaq të vështirë SPAK-u dhe është kaq e bujshme kur bën një gjë të zakonshme të punës së tij e quan të jashtëzakonshme”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme