Rama më 26 maj në Milano, jep detaje nga takimi me diasporën shqiptare

Kryeministri Edi Rama ka ndarë detaje nga takimi që do të zhvillojë me diasporën shqiptare në Itali.
Kreu i qeverisë ka bërë me dije se me 26 maj në orën 11:00 do të takohet me shqiptarët e Italisë në Pallatin e Sportit, Busto Arsizio.
“SË SHPEJTI 26 MAJ, ora 11:00, me shqiptarët e Italisë në Milano. *Viale Gabardi, 43, 21052 Busto Arsizio VA, Italy”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.
Kreu i qeverisë u takua më 12 maj me diasporën shqiptare në Athinë, ndërsa më 2 qershor në Londër dhe për ta mbyllur më 16 qershor në Duseldorf.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




