Nesturi: Çdo luhatje në Maqedoninë e Veriut ndikon në gjithë rajonin

I ftuar në emisionin “3D” nga Alban Dudushi, analisti Neritan Nesturi tha se sipas tij, çdo luhatje në Maqedoninë e Veriut ndikon në të gjithë rajonin.
Nesturi tha se Shqipëria duke qenë se është dhe vend i vogël e ka të domosdoshme ndihmën e ndërkombëtarëve, në një rajon ku gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt.
“Shqipëria duke qenë se është dhe vend i vogël e ka të domosdoshme ndihmën e ndërkombëtarëve në një rajon ku gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt. Faktin që menjëherë pas zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, fillon të shikohet i gjithë rajoni ndryshe, dhe kjo për vetë faktin se Maqedonia e Veriut është në qendër të Ballkanit dhe çdo luhatje që ndodh atje ndikon në të gjithë rajonin. Ndikon në marrëdhëniet me Greqinë dhe Bullgarinë, të dyja vendet e NATO por dhe BE. Kjo ndikon dukshëm në të gjitha vendet e tjera”, tha Nesturi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




