Alibali: Mesazhet e Ramës në Athinë, provokim me ndërgjegje

Provokim me ndërgjegje i ka konsideruar analisti, Neritan Alibali mezazhet që kryeministri, Edi Rama përcolli në takimin me shqiptarët emigrantë në Greqi.
I ftuan në emisionin “3D” nga Alban Dudushi në RTSH, Alibali e konsideroi një miting elektoral-politik takimin e Ramës me emigrantët shqiptarë në Greqi.
“Në mes të Athinës, Rama hodhi disa mesazhe të cilat ishin provokim me koshiencë ndaj grekëve dhe kjo është strategji që bëri ai. Politika greke nuk e kanë ngrënë provokimet e tij. Po ta shohësh, të gjithë mediat afër Ramës, pasi mbaroi mitingu, prisnin reagimet që do shkruanin mediat atje, reagimrt e politikanëve dhe i pasqyruan të gjitha ato që u fol. Për mendimin tim mitingu i Ramës sepse për mua ishte i tillë një miting elektorale –politike i një partie politike. I pari ishte, por kjo nuk do të thotë që të gjitha forcat politike kanë bërë takime. Rama e bëri“, tha Alibali.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




