Kulluri: Rama në Athinë, si Enveri në Moskë

Politikë | 2 vite më parë

Me takimin e diktatorit Enver Hoxha në Moskë në vitin 1960 e ka krahasuar Edvin Kulluri takimin e kryeministrit Edi Rama në Athinë me shqiptarët emigrantë në shtetin fqinj. Në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH, Kulluri tha se veprime të tilla janë të tepërta, teksa shtoi se shqiptarët duhet t’i jetë mirënjohës Greqisë pasi i hapi dyert në vitin 1990.

Ai theksoi se duhet patur kujdes me retorikat politike, pasi mund të bëhen shkas edhe për “konflikte të rrezikshme”.

 “Nga replikat dhe retorikat politike në një moment mund të shpërthejnë edhe konflikte, janë të rrezikshme. Këto patetizmat nacionaliste me flamuj në mes të Athinë i ngjajnë shumë takimin e partive të shokut Enver në Moskë në 1960, që i tregoi vendin Hurshovit sepse vetëm shoku Enver nuk e tradhtoi rrugën e marksizmit. Është e tepërt e gjitha sepse Greqia ka qenë valvulae parë e shkarkimit të varfërisë ekstreme postkomunist shqiptar. Ne nuk duhet ta harrojmë kurrë Greqinë për dyart që i hapi shqiptarëve në vitin 1990, duhet të jemi mirënjohës. Jemi të dënuar të jetojmë bashkë ndaj të dyja palët që ndezin këtë lloj retorike”, tha Kulluri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme