Emigracioni i paligjshëm, Tomlinson: Krijon rreziqe të mëdha, duhet frenuar. Gonzato: BE krah jush

Politikë | 2 vite më parë

Ministri britanik për migracionin e paligjshëm, Michael Tomlinson, në fjalën e tij në Konferencën Ndërministeriale të vendeve të Ballkanit Perëndimor deklaroi se lufta kundër migracionit global të paligjshëm është një sfidë.

Tomlinson garantoi se përmes menaxhimit të integruar të kufijve, Task-Forcës së përbashkët mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, komunikimit strategjik dhe hetimeve të përbashkëta, flukset migratore, parandalimi i migracionit të parregullt dhe respektimi i dinjitetit njerëor të migrantit, do të jetë e mundur.

“Dukuria e migacionit global në shkallë të gjere, sfidë që na ndikon të gjithëve. Lëvizja masive e njerëzve vjen në forma të ndryshme.

Frymëzohem nga puna e përbashkët Britani-Shqipëri përgjatë 18 muajve të fundit, për të ulur mbërritjet me më shumë se 90%.

TASK-FORCA jonë e përbashkët e migracionit, komunikimi strategjik, hetimet e përbashkëta dhe investimet për të mbështetur qe njerëzit të kenë mirëqenie këtu në Shqipëri. Do arrijmë më shumë së bashku për menaxhimin e integruar të kufijve.

Krimi i organizuar ndihmojnë emigrantët e paligjshëm tu shmangen kontrolleve kufitare, ndërkohë që individët përpiqen të kalojnë të pazbuluar mes shteteve.

Kjo krijon dy rreziqe për rajonin, një numër të madh individësh të panjohur dhe banda kriminale që veprojnë për ti shoqëruar ata.

Ja pse inkurajon nismat që mund të ndërmerren nga partnerët e Ballkanit Perëndimor për të punuar më ngushtë së bashku. Përfundimet e ditës së sotme do çojnë në krijimin e 3 grupeve të punës. Mbretëria e Bashkuar ka përvojë domethënëse dhe duhet të fokusohemi te mundësitë e bashkëpuniumit më të madh ndërkufitar. Kur bashkëpunojmë ja dalim me sukses”, u shpreh ai.

Nga ana e tij, ambasadori i Bashkimit Evriopian në Tiranë, Silvio Gonzato përsëriti edhe njëherë mbëhstetjen e pakursyer të BE-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor në luftën kundër migracionti të paligjshëm.

“Të jeni të sigurt se BE është krah jush dhe gati t’iu mbështesë në zbatimin e kësaj strategjie. Plan veprimi i BE për Ballkanin Perëndimor ka rrëshqitur nga KE në dhjetor të  2022 mbetet kuadër kyç politikash veprimi për migracionin azilin dhe menaxhimin e kufijve. 

Zbatimi i këtij kuadri ka sjellë rezultate pozitive që kanë ndikuar në uljen e trysnisë migratore së paku me 1/3 në korridorin e Ballkanit Perëndimor në 2023-shin krahasuar me 2022-shin.

Kjo u bë e mundur nga angazhimi i partnerëve në rajon dhe mbështetja financiar e teknike nga BE. Kjo punë duhet të vazhdojë që sfidat e migracionit të shndërrohen në mundësi”, theksoi Gonzato në fjalën e tij.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme