Rama mesazh falënderues pas takimit me shqiptarët në Athinë: Faleminderit nga zemra!

Politikë | 3 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale ku së bashku me një foto krah këngëtarëve Noizyt dhe Era Rusit, ka shprehur falënderimin për shqiptarët që e pritën në Athinë.

Ai ka falënderuar pjesëmarrësit, ndërsa shton se ata që u derdhën lumë në stadiumin “Galatsi”, u bënë shëmbëlltyra e një zemre gjigande shqiptare që rrahu anembanë shtetit fqinj.

“FALEMINDERIT NGA ZEMRA. Para nisjes për Tiranë nga Athina, pas përjetimit në çdo qelizë të frymës së thellë të atdheut mes shqiptarëve të Greqisë dhe me ndjenjën më të hatashme të mirënjohjes, për të gjithë ata që u derdhën lumë drejt Stadiumit Galatsi, ku u bënë shembëlltyra e një zemre gjigande shqiptare, që rrahu anembanë vendit fqinj, duke e shfaqur sot Shqipërinë me të gjithë krenarinë legjitime të bijve e bijave të saj dhe me dëshirën e fortë për të hapur, sipas porosisë së Naimit tonë një kapitull të ri vëllazërimi, rendi europian e paqeje me prosperitet me Greqinë, ku realiteti i ri që ka krijuar afirmimi qytetar i shqiptarëve të Greqisë, si edhe realiteti i afirmuar i grekëve të Shqipërisë, na e ka vënë mu përpara syve ftesën e urtë për ta parë të shkuarën përmes të ardhmes, e jo më anasjelltas nëse duam, bashkarisht, që më në fund Shqipëria dhe Greqia të bëjnë për popujt e tyre, atë që popujt e tyre kanë bërë për njëri-tjetrin përgjatë historisë. UNË DUA, SHQIPTARËT DUAN”-shkruan kreu i qeverisë Rama në reagimin e tij.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme