Njohja e pensioneve me Greqinë dhe leje-qëndrimet, Rama nga Athina: Kemi lajme pozitive

Politikë | 3 vite më parë

Njohja e pensioneve por edhe problemet që shpesh pala, greke nxjerr me leje qëndrimet e shqiptarëve në shtetin fqinj duket se do të kenë zhvillime pozitive për bashkëkombësit tanë.

Kryeministri Edi Rama tha se kanë nisur negociatat në nivel ekspertësh për njohjen e pensioneve me Greqinë, nga ku do të përfitojnë shqiptarët, të cilët prej vitesh të tëra kanë kontribuar për shtetin fqinj.

Lajme të mira priten edhe nga lejet e qëndrimit u shpreh kryeministri Rama.

“Me qeverinë aktuale, se me ato më parë nuk bëhej fjalë, kemi çelur negociata në nivel ekspertësh për marrëveshjen e pensioneve me Greqinë. Është një marrëveshje që deri dje as nuk shikonim asnjë dritë në fund të tunelit. Marrëveshjet me Italinë dhe Greqinë janë më komplekset për shkak të peshës që ka faktori shqiptar në të dyja shtetet. Kemi hapur dialogun dypalësh në nivel teknik për problematikat e lejeve të qëndrimit dhe procedurën e marrjes së nënshtetësisë me natyralizim dhe ka progres dhe shumë shpejt ju do merrni lajme shumë të mira”, tha Rama.

Njohja e pensioneve me Greqinë duket se nuk do të jetë më një “dosje e pluhurosur”, por qeveritë e dy vendeve po punojnë që nga kjo të përfitojnë rreth 1 milionë shqiptarë që jetojnë në shtetin fqinj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme