Takimi i Ramës me diasporën në Athinë, Basha: Nacionalizmi shterpë, arsyeja pse u shpopullua vendi

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka konsideruar nacionalizëm shterpë takimin e kryeministrit Edi Rama me diasporën në Greqi.
Përmes një postimi në Facebook, Basha thotë se Rama është arsyeja pse vendi është shpopulluar për shkak të keqqeverisjes së tij.
“Kthim të mbarë administratës shtetërore të shpërngulur në Athinë për këtë ekskursion të shtrenjtë të kryeministrit që shpopulloi vendin dhe pengon votën e atyre që degdisi rrugëve të botës për shkak të keqqeverisjes dhe korrupsionit.
Nacionalizmi shterpë është gjethja e fikut pas të cilës fsheh premtimet e pambajtura ndaj bashkëqytetarëve tanë në emigrim, të cilëve u kemi borxh të drejtën e votës një orë e më parë”, shkruan Basha.
Kryeministri Edi Rama nisi këtë të diel (12 maj) turin me diasporën nga Athina, ku kërkoi respektim reciprok të komunitetin shqiptar në Greqi dhe heqjen e Ligjit të Luftës. Rama foli edhe për njohjen e pensioneve që pritet të ndodh së shpejti.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




