Klosi nga Athina: Hasëm probleme nga politika greke për organizmin e këtij takimi

Politikë | 3 vite më parë

Sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi tha se emigrantët shqiptarë në Greqi janë shembulli më i mirë i Shqipërisë reale dhe se me punën e tyre hodhën poshtë paragjykimet nacionaliste. Lidhur me organizmin e takimit Klosi tha se u hasën disa problematika për shkak të politikës në shtetin fqinj.

Gjithashtu nga Athina, Klosi premtoi se qeveria do të zgjidhë problemin e pronave për të gjithë emigrantët.

“Për shumë patriotë të mbledhur sot në këtë tubim të madh duhet të ishte një gjë e thjeshtë lidhur me organizmin, por fatkeqësisht patëm shumë vështirësi në mundësimin e këtij takimi. Jemi sot me kryeministrin. Sa keq që vetëm këtu patëm disa pengesa të çuditshme dhe artificiale për organizmin e këtij takimi. Politika përpiqej ta pengonte takimin për arsye elektorale mes dy popujve tanë. Ju jeni pasqyra më besnike e Shqipërisë reale përtej llogoreve të konflikteve politike. Ju i treguat popullit grek sa të ndryshëm ishit nga balta që ju përlye padrejtësisht apo për t’ju paragjykuar nga përbuzja nacionaliste, ju jeni shembull i integrimit. Ju premtojmë se shumë shpejt do të zgjidhin problemin e pronave për të gjithë ju.”, tha Klosi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme