Veliaj: Dorëheqje për Berishën, Metën dhe ata që hedhin molotov, nuk e jap!

Kryebashkiaku Erion Veliaj është treguar i prerë në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se pavarësisht protestave të opozitës, ai nuk do të japë dorëheqjen nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës.
Ai theksoi se nuk e jep dorëheqjen për Berishën dhe Ilir Metën dhe opozitën që ka protestuar me molotov para Bashkisë së Tiranës.
“Së pari dorëheqje për Sali Berishën dhe Ilir Metën dhe për 30 veta me molotov këtë nuk e jap. E dyta s’kam bërë asnjë faj dhe nuk jam as i pandehur dhe as i akuzuar.
Së treti kam vepruar me integritet për ta mbështetur të gjithë procedurën ligjore jo vetëm me shkresa, personalisht vetë si drejtues politik duke lëshuar të gjitha pengesat që këta njerëz të shkojnë të përgjigjen para ligjit.
As duke i mbrojtur, as duke i fshehur, as duke sharë prokurorët, siç bënin ata dje siç bëjnë edhe sot. Kjo është përgjegjësia ime.
Ndërkohë në momentin që kemi besimin e publikut dhe kemi fituar me mbi 60 mijë vota, për ca kalamaj aty të llastuar që janë pa punë dhe një Zot e di me se jetojnë dhe si i paguajnë protestat?”, theksoi Veliaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




