Veliaj: Nuk kam një qindarkë në jetën time me para korrupsioni

Kryebashkiaku Erion Veliaj është shprehur në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se ai nuk ka qoftë edhe një qindarkë me para korrupsioni.
Veliaj vuri në dukje se ai bën një jetë të thjeshtë, se ka të njëjtën shtëpi edhe para se të bëhej kryetar bashkie dhe se posedon një makinë modeste.
Ai theksoi se nuk shqetësohet aspak nga afera e incineratorëve dhe ajo e 5D-ve në bashkinë që ai drejton.
“Jo që nuk kam pasur ndonjëherë lidhje me korrupsionin, me incineratorë, të ketë një qindarkë prej këtyre aludimeve. Jetoj në të njëjtin që vend që kam jetuar që para se të bëhesha kryetar bashkie dhe ministër. Kam të njëjtën shtëpi, eci me një makinë modeste, në ditë të mira me biccikletë.
Nuk kam asnjë merak të humbas gjumë nga këto muhabete. Humbas gjumë për punën dhe të rri me djalin e vogël. Por unë të humbas prej këtyre, incineratorëve, 5D-rave, fare, fare.
Por të thuash pastaj pse bashkëpunon dhe të anatemohem pse shkova në SPAK për të dhënë kontributin e tim.
Kjo është një pafytyrësi sepse ta thonë njerëz që nuk kanë kurajë të përballen me familjen e tyre. Ai ka djalin që hodhi në erë një fshat të tërë. Dhe ai del nga ballkoni dhe thotë shqyeni, Bashkinë e Tiranës”, u shpreh Veliaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




