Vizita në Kalabri- Presidenti Begaj takon ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani

Politikë | 3 vite më parë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua të enjten në Kalabri me Zëvendës Kryetarim e Këshillit të Ministrave dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani.

Gjatë takimit Presidenti Begaj ritheksoi se Italia mbetet partneri i pazëvendësueshëm strategjik për vendin tonë, bazuar në historinë e shkëlqyer të miqësisë dhe të marrëdhënieve tona politike, ekonomike e social kulturore.

Presidenti e falënderoi Zv kryeministrin e Italisë për mbështetjen që Italia i jep zgjerimit të BE-së në Ballkan, si dhe konfirmoi angazhimin dhe përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian.

Presidenti e siguroi zvkryeministrin Tajani për vendosmërinë e Shqipërisë për të thelluar dhe pasuruar edhe me tej bashkëpunimin  në organizatat ndërkombëtare dhe për çështje me rëndësi rajonale dhe globale.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme