Meta në Shkodër: Nuk i druhem arrestimit nga SPAK-u

Politikë | 3 vite më parë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se nuk i druhet arrestimit nga SPAK. Duke folur nga Shkodra, Meta theksoi se përpara Konventës që do të mbahet më 27 prill nuk pret asnjë befasi nga askush, përfshirë edhe SPAK-un.

Meta nuk kurseu as akuzat në drejtim të SPAK-ut dhe ndaj kreut të këtij institucioni, Altin Dumani.

Sipas Metës edhe ndërkombëtarët i janë kundërvënë pas akuzave të tij ndaj Prokurorisë së Posaçme.

Për sa i përket zgjedhjeve të ardhshme parlamentare Meta shtoi është gati të bëjë koalicion me Sali Berishën, ndonëse ky i fundit është shpallur “non grata” nga SHBA-të dhe që prej dhjetorit të vitit të shkuar ndodhet nën masën “arrest shtëpie”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme