Gjikondi: Me Metën, Perëndia po merr hakun e shqiptarëve

Politikë | 3 vite më parë

Juristja Brisida Gjikondi, e ftuar në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, ka komentuar çiftin Meta-Kryemadhi, dhe u shpreh se është degradim total i ish presidentit Meta. Për më tepër Gjikondi theksoi se Meta nuk ka më figurë si lider politik apo si një burrë shqiptar apo qoftë edhe bashkëshort.

“Unë e shikoj si një degradim total të Ilir Metës dhe tamam sikur perëndia po merr hakun e shqiptarëve sepse degradimi i tij është aq i madh sa që dhe SPAK dhe procedimi ligjor nuk ka çfarë i bën më shumë se kaq. Sepse është shbërë edhe si lider politik edhe si burrë shqiptar edhe si bashkëshort, pavarësisht që ja lë të gjitha bashkëshortes dhe të gënjej të gjithë shqiptarët sikur te gjitha fajet i ka pasur Kryemadhi, po tregohet një qenie shumë e ulët” u shpreh Gjikondi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme