Sulmet ndaj SPAK, ambasadori britanik: Mbështesim punën e tij në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit

Politikë | 3 vite më parë

Pas Ambasadës së SHBA në Tiranë, edhe Ambasada britanike ka mbështetur punën e SPAK dhe luftën që ky institucion po i bën krimit duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Ambasadori britanik Alastair King-Smith tha se Mbretëria e Bashkuar do ndihmojë në ngritjen e kapaciteteve që SPAK të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Ambasadori britanik, Alastair King-Smith përsëriti mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për Prokurorinë e Posaçme të Shqipërisë, SPAK dhe përpjekjet saj jetike për përmirësimin e llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ambasadori konfirmoi në takimin e përbashkët të donatorëve të SPAK, javën e kaluar, angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të ofruar asistencë shtesë dhe ngritjen e kapaciteteve për punën e SPAK, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar nga kryeprokurori i posaçëm, Altin Dumani dhe Agjencia Kombëtare kundër Krimit (NCA), si dhe hetimet e përbashkëta me agjencitë e tjera ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar.

Më herët edhe Ambasada Amerikane tha se qëndron në krah të SPAK dhe prokurorëve që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë.

Ditët e fundit kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka vijuar sulmet ndaj SPAK dhe kreut të këtij institucioni Altin Dumani duke e akuzuar si “vrasës të pluralizmit politik”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme