Divorci Besi-Xhensila? Beqiri: Ata po ndahen për pasuritë e Ilir Metës

Avokat Idajet Beqiri teksa ka komentuar ndryshimin e stilit të jetesës së kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 ka theksuar se edhe aktori i humorit Besjan Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj janë ndarë për pasuritë e Ilir Metës.
Sipas Beqirit, të dy janë ndarë formalisht për të shpëtuar sipas tij, pasuritë që kanë vendosur nga Ilir Meta.
“Nuk është thashetheme, që njerëzit thonë se u nda Besi me Xhensilën. Por nuk është e vërtetë që ata janë ndarë. Ata po ndahen se kanë hallin e pasurive të Ilir Metës që u ka dhënë. Është e vërtetë. Xhensila shiste floririn e Ilir Metës në dyqanin e Durrësit, e dinë durrsakët një gjë të tillë fare mirë. Ajo ndahet me qëllim që kur të marrin vilat që u dhënë Ilir Meta, të ketë gjysmën njëri-gjysmën tjetri dhe mos të kapen të dy. Edhe Iliri është në një situatë të tillë”, u shpreh Beqiri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




