Nesturi: Nuk duhet të kënaqemi vetëm me dënimet e SPAK

Politikë | 3 vite më parë

Analisti Plator Nesturi ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH 1 se SPAK duhet inkurajuar si institucion në hetimet e tij, por qytetarët sipas tij duhet të ushtrojnë presion ndaj SPAK-ut dhe ndaj politikës. ]

Nesturi vuri në dukje se qytetarët nuk duhet thjesht të kënaqen me dënimet që mund të japë SPAK dhe Gjykata e Posaçme por cili do të jetë modeli që do të ofrohet më pas në menaxhimin e pushtetit.

“Trysnia jonë nuk është vetëm te aspekti i SPAK-ut por edhe ndaj politikës, se çfarë po ndodh? Cili është modeli që do të ofrosh? Sepse të gjitha këto goditje që po bëhen, lidhen me korrupsionin dhe abuzimin me pushtetin është pjesë e kësaj klase politike. Ky lloj presioni apo trysnie të mos jetë vetëm ndaj SPAK-ut për të dënuar. Ne nuk duhet të kënaqemi me faktin që do të dënohet njëri apo tjetri, por çfarë modeli të ri do t’i sjellim shoqërisë, asaj figurës që do të menaxhojë pushtetin. Ky është thelbi i çështjes”, u shpreh Nesturi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme