Protesta me molotov e opozitës, Veliaj: Skenat e ’97-s s’kanë vend në Tiranën e 2024-s

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas protestës së opozitës përpara institucionit që ai drejton ku u hodhën edhe shishe molotov.
Në reagimin e tij, Veliaj ka publikuar edhe videon në rrjetin social ‘X’, ku duket se si oficeri i policisë bashkiake, Asllan Shyti largoi me këmbë shishen e mbushur me molotov që hodhën protestuesit duke shpërthyer para Bashkisë së Tiranës.
“Asllan Shyti shmangu djegien e kolegëve e të vetes! As e njoh, as më njeh. Shkoi në punë me kolegët e policisë jashtë, si kolegët e bashkisë brenda!”, shkruan Veliaj.
Ai ka hedhur akuza ndaj drejtuesve të protestës, Argita Malltezit dhe Klevis Balliut.
“Nuk ka problem të protestosh dhe kur je pinjoll i Saliut e Fahriut që e dogjën këtë vend! E drejta jote! Por ka shumë problem kur kërkon të vazhdosh të djegësh për të kompensuar votat e protestuesit që s’të mbështesin.
Në Bashki punojnë njerëz që nga koha e Kelmemdit e Brojkës. Policët gjithashtu kanë qenë e do jenë të shtetit”, thekson Veliaj.
Kreu i Bashkisë shkruan më tej se skenat e vitit 1997 “nuk kanë vend në Tiranën e 2024-ës! Asllanin e shokët i ruajti Zoti më atë reagim! Mirënjohje të gjithëve!”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




