Ministri Igli Hasani pret në një takim dy politikanët suedezë me origjinë shqiptare. Adnan Dibrani dhe Arbër Gashi

Politikë | 3 vite më parë

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Hasani u shpreh se Dibrani dhe Gashi, janë histori suksesi të shqiptarëve në Suedi.

“Kënaqësi të mirëprisja sot në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, dy politikanë suedezë me origjinë shqiptare. Adnan Dibrani është shqiptari i parë që është bërë deputet në Parlamentin suedez dhe tani është edhe kandidat për zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Arbër Gashi, po punon në pushtetin lokal në Suedi. Adnan dhe Arbër, së bashku me Arba Kokalarin, deputete e BE-së dhe Aida Birinxhikun, aktualisht deputetja më e re në Parlamentin suedez, janë histori suksesi të shqiptarëve në Suedi. Ne jemi krenarë për diasporën tonë dhe inkurajojmë pjesëmarrjen e tyre politike kudo që jetojnë”, shkroi Hasani duke publikuar dhe foto në Facebook.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme