Komisioni për Dezinformimin, Tabaku: Të mos shkelim vijën e hollë të lirisë së medias

Politikë | 3 vite më parë

Deputetja e Partisë Demokratike, Tabaku, gjatë fjalës mnsë mbajtur ne Kuvend,  ka replikuar me kryetarin e grupit parlamentar të PS në lidhje me kërkesën e tij për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin.

Ajo u shpreh se këto komisione nuk mund të jenë të njëanshme dhe se ajo ende pret një përgjigje nga ministri Hasani në lidhje me memorandumin e firmosur me sekretarin e shtetit Bkinken në shkurtin 2024.

“Kisha pritur që në këtë Komision palët të uleshin, duke pasur parasysh edhe çështjen sensitive të dizinformimit.  Disa shoqata dhe organizata të shoqërisë civile, organizata të lirisë së medias, kanë ngritur shqetësime përsa i përket fushës së veprimit të këtij Komisioni”tha ajo

Sakaq Tabaku deklaroi se, “ besoj që ky parlament ka pasur boll komisione qesharake, të njëanshme, të cilat nuk kanë prodhuar asgjë. Është e udhës që për këtë Komision palët të diskutojnë bashkë se cila është mënyra më e mirë, pa cenuar vijën e hollë që prek lirinë e medias, për të mos e përdorur këtë Komision për betejën politike të ditës. “

Ndërsa kërkoi që të diskutohet sepse media është e rëndësishme dhe një vijë e hollë e ndan lirinë e mediave nga uzurpimi i pushtetit të katërt, më tej Tabaku u shpreh se, “raporti i Freedom House është problematik në lidhje me median dhe lirinë e medias dhe se shumë organizata të medias dhe gazetarë kanë ngritur shqetësim në lidhje me këtë komision të posaçëm”.

“Për këtë arsye gjykoj që ky projektvendim duhet të rishikohet nga kolegë që kanë eksperiencë, duhet parë dhe vendimi i Parlamentit Europian, balanca që është ruajtur atje në përfaqësim për të pasur sigurinë maksimale që ky Komision i cili e ka veprimtarinë e tij deri në ditën e zgjedhjeve, sepse fillon sot dhe mbaron pikërisht pas një viti afati i tij, do të jetë ekskluzivisht për ndërhyrjet e huaja në proceset demokratike dhe menaxhimin e sulmeve”.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme