A do të dorëhiqet Basha nëse humb në 2025-ën? “Nuk jam provuar! Ka 3 dinozaurë që kanë bërë dëme

Politikë | 3 vite më parë

I pyetur nga gazetarët të pranishëm në studio së nëse do të humbiste zgjedhjet në 2025 a do të japi dorëheqjen si Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se, obsesioni për dorëheqjen time deri diku e kuptojë, deri diku nuk e kuptojë.

“Njërin e ke dy herë president , dy herë kryeministër dhe thotë që do bëhem serish kryeministër. Një tjetër e keni kryeministër, kryetar Kuvendi dhe President Republike dhe serish thotë do të bëhem kryeministër, ndërsa tjetrin e ke në mandatin e tretë kryeministër dhe thotë serish do vazhdonte.

Basha shprehet në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH 1,se “keni tre dinozaur politik dhe që kanë bërë dëme të mëdha për këtë shoqëri dhe i kërkoni hesap dikujt i cili nuk është provuar në pozita e kryeministrit.  Pozita të tjera jam provuar dhe jam gati ta diskutojë”.

Roli im në krye të PD-së është që të mundësojë PD-ja me gjithë kapacitetet e saj ta shfaq të plotë alternativën e saj, ofertën programore dhe ekipin.

 

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme