Zaimi: Erdogan, “babai” i politikës së jashtme të Turqisë

Politikë | 3 vite më parë

Kryeredaktore ‘Albanian Post’ u shpreh në emisionit ‘3D nga Alban Dudushi’  se Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan  është ‘baba’ i politikës së jashtme të Turqisë.

Sipas saj, nuk ka pasur një politikë të jashtme turke më parë, por Erdogan e ka kthyer Turqinë në një çelës shumë të rëndësishëm politike ndërkombëtare.

“Diskutimi që bëri Erdogan mu duk shumë i qartë. Mua mu duk sikur Erdogan nënkuptoi se kjo është një pikë kthese dhe do ketë reflektime.  Në këtë periudhë ai do të filloi të punojë për trashëgimtarin që duhet ti lëri partisë dhe do punojë seriozisht” u shpreh ajo.

Për sa i përket asaj që ëshë Turqia në raport me politikën e jashtme është shumë e rëndësishme të thuhet, u shpreh Zaimi, që Partia Republikane nuk ka një ‘backraund’  të fuqishme të politikës së jashtme.

“Turqia nuk është faktor i rëndësishëm vetëm për Ukrainë, Lindjen e Mesme dhe Libisë por është dhe për Afrikën, është një aktor për të gjithë Azinë Qendrore. Babai i politikës së jashtme të Turqisë është Erdogani.  Nuk ka pasur politikë të jashtme Turqia, mund mos biem dakord me mënyrën se si behët por kjo është politika e jashtme që e pozicionon si një çelës shumë të rëndësishme të politikës ndërkombëtare” u shpreh ajo.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme